E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, aksidentet sjellin pesë të plagosur

Aksidentet kanë shënuar pesë të
plagosur gjatë 24 orëve në Tiranë,
ndërkohë që policia ka proceduar
penalisht autorët. Burimet policore thanë
se aksidenti i parë është shënuar në orën
07:00 të mëngjesit, kur Anduel Prendi, 31
vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz",
me targa TR1973I, në rrugën dytësore
Tiranë-Durrës, ka aksidentuar Xhafer Selimllarin,
52 vjeç, i cili ka qenë duke ecur
me një biçikletë. Sipas informacioneve,
i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për
jetën. Ndërkohë, një orë më vonë, Syrja
Ahmetaj, 60 vjeçe, duke drejtuar automjetin
tip "Ford", me targa TR0474R, në Tufinë,
në afërsi të shkollës, ka aksidentuar
të miturin Kevi Hida, 4 vjeç, i cili ndodhet
në Spitalin e Pediatrisë jashtë rrezikut për
jetën. Ndërsa rreth orës 11:30, policia ka
shënuar një tjetër aksident. Mariglen
Velia, 23 vjeç, duke drejtuar automjetin
tip "Benz", me targa TR2765F, në rrugën
"Teodor Keko", ka aksidentuar këmbësoren
Mamudi Korançe, 74 vjeçe, e cila po
kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
Policia tha se në orët e pasdites janë
shënuar edhe dy aksidente të tjera, duke
e çuar numrin në pesë aksidente brenda
një dite. Rreth orës 16:45, në bulevardin
"Dëshmorët e Kombit", përballë Presidencës,
një automjet i paidentifikuar, ka
aksidentuar këmbësoren Albana Sina,
34 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin
"Nënë Tereza". Fatmirësisht e dëmtuara
ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ajo
nuk ka mundur të mbajë mend mjetin,
që e aksidentoi. Ndërsa rreth orës 19:00,
Deti Myftar Fusha, 38 vjeç, duke drejtuar
automjetin tip "Ford", me targa TR4884P,
në rrugën "Ali Demi", në afërsi të shkollës
"Kushtrimi i Lirisë", ka aksidentuar Arben
Shkallën, 37 vjeç. Pas aksidentit, drejtuesi
i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes,
ndërkohë që i dëmtuari ndodhet jashtë
rrezikut për jetën. Burimet policore thanë
se për të pesta rastet u kryen veprimet
procedurale dhe materialet i kaluan prokurorisë
për veprat penale të "shkeljes
së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe
"largimit nga vendi i aksidentit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›