Viti shkollor, burgu 313 aktivitet me fëmijët e të dënuarve

Këta fëmijë ditën e parë të shkollës nuk do ta ndjejnë ngrohtësinë e plotë prindërore kur dëgjojnë zilen e parë. Jeta e gabuar e baballarëve i ka detyruar që puthjen e ditës së parë të mësimit ,ta marrin brenda mureve të larta të burgut 313 në kryeqytet. Janë dhjetëra vogëlushë që nga qelitë e sigurisë së lartë kanë marrë urimin për fillimin e vitit të ri mësimor.
Por jo të gjithë të burgosurit e këtij burgu e kanë pasur këtë mundësi, kjo jo për faj të drejtuesve të burgut. Asnjë prej grave të burgosura nuk ka mundur të japë urimin e këtij moment të gëzuar për fëmijët pasi bashkëshortët në liri nuk ua kanë lejuar.
Megjithatë këta prindër të paktën e kanë pasur një mundësi për të uruar fëmijët e tyre dhe me kontributin e drejtuesve të burgut iu kanë dhënë atyre edhe dhurata e mjete shkollore që në një kohë tjetër do ta kishin bërë në liri.