E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet një grua në Tiranë, tentuan ti merrnin varësen

Një e vdekur dhe një e plagosur është bilanci i një tentative grabitje në Tiranë. Nje grua humbi jeten dhe motra e saj mbeti e plagosur, pasi u sulmuan me thika nga dy persona qe tentuan tu merrnin bizhuterite.
 

Ngjarja e rëndë u shënua mbasditen e së martës, në një rrugë dytësore tek zona e ish- Fushës së Aviacionit, kur grabitesit iu pergjigjen me thika rezistences se grave per t`iu mbrojtur vjedhjes.
 

Sipas te dhenave paraprake te policise mesohet se viktime e sulmit mbeti 37-vjecarja Fatbardha Tafa dhe është plagosur motra e saj Lumturie Gjana.
 

Policia ka nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e autoreve te krimit, ndërsa ka vene 10 mije euro shperblim per kedo qe ka informacione rreth autoreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›