Topi ngushellon familjaret e aktorit te njohur Llazi Serbo
Presidenti i Republikes Bamir Topi u dergoi nje mesazh ngushellimi familjareve te aktorit te njohur Llazi Serbo ne te cilin thuhet
Ne keto caste te dhimbshme e te renda deshiroj tju shpreh ngushellimet e mia me te ndjera per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut tuaj te dashur aktorit te madh e te talentuar Llazi Serbo
Aktori i shquar i Teatrit te Korces dhe kinematografise shqiptare Llazi Serbo do te mbetet pergjithmone i skalitur ne kujtesen e teleshikuesve dhe artdashesve shqiptare me talentin e tij te paperseritshem aktorial si dhe me vecantine e botes se tij te brendshme artistike ne portretizimin e rreth njeqind roleve dhe vlerat e rralla njerezore qe rrezatonte.
Me lejoni qe nepermjet ketij mesazhi tju gjendem prane shpirterisht per te ndare me ju keto momente te veshtira Ngushellimet me te sinqerta perfundon mesazhi i kreut te shtetit.