Tiranë, arrestohen hajdutët, grabitën qytetarët
TIRANE-Arrestohen në flagrance 2 autorë të vjedhjes me armë të ndodhur dy dite më parë në Tiranë.
Dy 17 vjecarët me inicialet B.M dhe E.C vodhën, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës shtetasit Rinor dhe Roland Ponari. Ngjarja ndodhi në Kamëz.
Atyre iu morën 3 telefona celulare, një kartë bankomati si dhe 5.000 mije lekë të reja. Nga veprimet hetimore të policisë, rezulton se bashkëautorë të vjedhjes me armë, janë edhe shtetasit: Juliano Sulejmanasi 18 vjec, 16 vjecari me inicialet E. M., si dhe 17 vjecari me inicialet M. Z.
Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim, dhe po punohet për kapjen e tyre. Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 2 aparate telefonash celularë, të cilat u janë vjedhur të dëmtuarve, 1 xhup me kapuc dhe disa doreza plastike, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e vjedhjes me armë.
(s.g/balkanWeb)