E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Kufiri, vendimi i Kushtetueses nuk do ndikojë në lidhjet me Greqinë

PS:
Kushtetuesja kapi mat BerishënTiranë, 27 Janar NOA Zëvendëskryeministri
Ilir Meta, njëkohësisht ministër i Jashtëm, tha sot pak minuta para nisjes për
në Londër se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar marrëveshjen e
kufirit detar Shqipëri-Greqi, nuk duhet dhe nuk do të ndikojë në lidhjet mes dy
vendeve.

Ne do të respektojmë vendimin e gjykatës
sepse kjo vjen nga respekti i qeverisë për institucionet e drejtësisë në vend,
pavarësisht argumenteve që ne kemi për marrëveshjen, - deklaroi z.Meta, duke
komentuar vendimin e Kushtetueses.

Ne do të analizojmë me kujdes, - paralajmëroi
Meta, - çdo argumentim që Gjykata Kushtetuese ka bërë për vendimin e dhënë.

Kurse në përfundim të qëndrimit tha se pavarësisht
nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, marrëdhëniet Shqipëri- Greqi janë marrëdhënie
që do të ecin përpara.

e.r/NOA

Lexoni reagimin e PS: PS:
Kushtetuesja kapi mat Berishën

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›