E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet autori i vrasjes te zona e ish- bllokut

TIRANE- Policia dhe foract e RENEA-s kanë bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit si autor kryesor të vrasjes së Nadien Zenelit natën e 13 qershorit në zonën e Ish bllokut. Operacioni i RENEA-s është kryer në fshehtësi të plotë, ndërkohë që janë në kërkim dy bashkëpunëtorët. Për momentin nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit.

Operacioni për kapjen e të dyshuarit kryesor është finalizuar në orën 08.30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Në atentatin që iu bë 32-vjecarit nga Dibra, mbetën të plagosur edhe dy shtetas të tjerë, të ulur me të në të njëjtën tavolinë, Taf Mandri 23 vjec dhe Bledar Miha. Së bashku me 3 personat ka qenë dhe një person i katërt që arriti ti shpëtonte mrekullisht plumbave.
.
Sipas policisë Zeneli, 32-vjecarit nga Dibra ishte pronar i një firme kromi në Bulqizë, dhe sipas burimeve konfidenciale të policisë (menjëherë pas vrasjes) pista kryesore ku policia kishte përqendruar hetimi ishte një konflikt i mundshëm për shkak të biznesit.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›