Zhdukja e 6-vjeçares, familjarët apel për gjetjen e vogëlushes

E vetmja gjë që i ka mbetur është të shpresoj se vajza e saj Bleona Mataj, e zhdukur prej 11 ditësh të rikthehet në shtëpi. Me lot në sy nëna e 6-vjeçarës të zhdukur në Zabod të Kukësit, tregon me detaje çdo hap që vajza e saj ka bërë në çdo cep të shtëpisë deri të krevati ku deri para 11 ditësh ka fjetur së bashku në një dhomë me prindërit e saj dhe vëllain 4 vjeçar.
Por ajo që tashmë i ka mbetur prej vajzës janë fotot momentet që janë fiksuar së bashku me të. Bukurie Mataj, me lot në sy kërkon që çdo njeri që ka një informacion për vajzën e saj ta ndihmojë që ajo të rikthehet sërisht në familje.
Ai që më vuan mungesën e vajzës së mitur është edhe gjyshi Zeneli, që tregon me detaje ecurinë e 6-vjeçares si mësuesi i këtij fshati pohon se si i ka mësuar të shkruaj të hedh në flet shkronjat e alfabetit shqip.
Ndërkohë në qendër të fshatit Zabod ndryshe nga herët e tjera është i mbushur me punonjës policie dhe me makina të uniformave blu që tashme që prej 11 ditësh janë në kërkim të Bleona Matajt, e që nuk do reshtin deri në gjetejn e 6-vjeçares.