Tiranë, arrestohet mjeku, mori para për operacionin
Policia e Tiranës ka arrestuar shefin e klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, pasi akuzohet për korrupsion. Ardian Nelaj është vënë në pranga nga agjentët e policisë, pasi ai kërkoi shumën e parave prej 25 mijë lekësh, për të bërë një operacion.
Sipas burimeve të policisë, 38-vjeçari me profesion mjek kirurg, dyshohet se u merrte para pacientëve të ndryshëm, në këmbim të kryerjes së operacioneve kirurgjikale, të cilat i zhvillonte në sallën e urgjencës së spitalit nr. 2 Tiranë. Pas fillimit të hetimit, u grumbulluan operacione të sakta, ku rezultonte se Nelaj u kërkonte ryshfet të afërmve të pacientëve, shumë e cila varionte në 20 000 lekë për një operacion, sqaroi policia.
Gjatë arrestimit atij iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale shuma e parave prej 545 000 lekësh, 760 euro, 100 dollarë.