E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin bizhuteri floriri, pranga tre të rinjve

Durrës- Operacioni policor i koduar “Iliria” ka vënë pranga 3 shtetas, të akuzuar për vjedhje bizhuterisht të florinjtë, që operonin kryesisht në zonën e Plazhit të Durrësit. Në momentin e arrestimit banda e vjedhjes së bizhuterive të floririt sapo kishte kryer vjedhjen e një banese. Sipas burimeve të policisë, fillimisht është ndaluar një i dyshuar, të cilit i janë gjetur në xhepa nje sasi bizhuterish floriri, për të cilat nuk ka ditur që të japë shpjegime se ku i kishte gjetur. I ndaluari është 22-vjeçari Stilian Hyseni nga qyeti i Cërrikut, por që kishte disa vite me banim në plazhin e Durrësit. Pas gjurmimit të shokëve të tij me të cilët rrinte vazhdimisht dhe marrjes së një denocimi për vjedhjen e një banese, policia e sektorit të Plazhit në lagjen nr. 13 ka arrestuar edhe 2 miqtë e tij, Ervis Xhafanin,

27-vjeçar nga Plazhi si dhe 21-vjeçarin Enver Thaçi, lindur në Kavajë e banues në plazhin e Durrësit. Pas ndalimit dhe kontrollit personal që u është bërë, në tavolinën e punonjësve të policisë është grumbulluar një inventar i madh bizhuterishë floriri si unaza, byzylyke, vëthë, varëse, vlera e të cilave e kalonte shifrën 150. 000 lekëve.

Grupi i përbërë prej të njëjtës treshe dyshohet se kishte kryer edhe rreth 4 vjedhje në banesa të ndryshmeqë kishin mbetur të pazbardhura. Pas ndalimit të tyre dhe ushtrimit të kontrolleve në banesa u gjend edhe një objekt i vjedhur në një supermarket të plazhit. Sendet e kapura, janë bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›