E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanada, ministri i Mbrojtjes martohet me ish-misin iranian

Ministri kanadez i Mbrojtjes, Peter MacKay, ka lajmëruar sot se do të bashkohet në martesë me ish-mbretëreshën iraniane të bukurisë dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, Nazanin Afshin-Jam.

Ceremonia do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Meksiko. Nazanin Afshin-Jam, e lindur në Iran, ka përfaqësuar Kanadanë në Miss Bota në vitin 2003.

Ajo ka emigruar nga Irani në Kanada që në moshë të vogël. Prej vitesh, Nazanin është impenjuar në çështjet e të drejtave të njeriut në Iran dhe botë.

Përgatiti: G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›