E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj: Më 21 janar 350 persona pe precedentë penalë

“Nga mbledhja e informacioneve rezultoi se ishte si synim të sulmohej selia e Kuvendit… Ata do të sulmonin selinë e Kryeministrisë dhe pallatin ku banon kryeministri… gjithashtu do të sulmohej edhe selia e LSI-së”, është shprehur Burgaj.

Në fjalën e tij, ai ka deklaruar se nuk kishte marrë asnjë informacion nga Shërbimi Sekret Shtetëror. “Kemi kërkuar informacion nga SHISH dhe kemi marrë përgjigje se ‘jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe nëse do të kemi informacion do të bashkëpunojmë’, por deri në datën 20 nuk kemi marrë asnjë informacion”, deklaroi Burgaj.

Më tej, Burgaj tha se kishte gjithashtu të dhëna se me rënien e natës do të kishte sulme me armë, duke shtuar këtu se në këtë protestë kishte rreth 350 persona me precedentë penalë.  “Në demonstratë kanë marrë pjesë rreth 350 të dënuar me parë që nga vrasja e deri në përdhunim”, theksoi Burgaj.

                                                                                             2011-02-06 09:57
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›