E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora prej 24 orësh pa energji, koha e keqe shkakton defekt në linjë

Prej më shumë se 24 orësh qyteti i Vlorës po përjeton situatën më të keqe energjetike në këtë vit. Aty mungon pothuajse tërësisht energjia elektrike dhe ende nuk ka një sinjal se kur do të vijë ajo. Kanë qenë orët e para të mbasdites së mërkurë, kur në një mot me shumë vetëtima është ndërprerë energjia elektrike në këtë qytet për shkak të një defekti të rëndë në sistemin e transmetimit 200KW. Për mbrëmjen e së mërkurës as që bëhej fjalë për të riardhur energia por edhe në orët e paradites së djeshme zgjedhja është gjetur si gjinj tek gjeneratorët e shumtë. Në orët e mesditës së djeshme ka ardhur energjia për një pjesë të qytetit, ndërkohë që lagje të tëra nuk kanë ende energji. Lagjet më të mëdha aktualisht të banuara edhe prej pushuesve të shumtë vendas dhe të huaj të ardhur prej ditësh në qytet si ajo 10 korriku, Pavarësia apo Uji i Ftohtë nuk kanë ende energji dhe prej OSSH nuk kanë marrë ende asnjë orë premtimi se kur do të vijë ajo. Prej OSSH vjen vetëm një përgjigje standarde, po punohet për eliminimin e defektit. Pushues të shumtë përveç ankesës për motin që nuk po u mban fare këto ditë që kanë ardhur në qytet për pushime, ankohen tashmë edhe për këtë mungesë të stërzgjatur të energjisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›