Tiranë, digjet punishtja e drurit3 të plagosur, njëri zjarrfikës
TIRANE- Një zjarr i fuqishëm shpërtheu rreth orës 08:50 në një punishte druri në zonën e Porcelanit, pak metra larg rrugës kryesore. Zjarri rrezikon dhe banesat përreth. Zjarrfikësit kanë bënë evakuimin e banorëve të banesave përreth punishtes, pasi rrezikohen nga flakët. Raportohen 3 të plagosur mes tyre një zjarrfikës.
TVA1 Report raporton se dy punëtorë të punishtes raportohen të jenë lënduar, ose kanë pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të flakëve dhe tymit të madh. Raportohet se në një moment ka pasur konfrontim mes punëtorëve dhe policisë pasi nuk i lejonin të futeshin në vilë për të shpëtuar ndonjë material.
PLAGOSET ZJARRFIKESI
Ora 12: 30 Një zjarrfikës i Ushtrisë raportohet të jetë plagosur në një nga dhomat e vilës tre katëshe e cila u përfshi nga flakët që ranë në punishten e drurit. Nga të dhënat e para mësohet se zjarrfikësi i lënduar Elvis Toska, 34 vjeç kishte qenë në një nga dhomat e vilës, ku nga grumbullimi i gazrave, ndodhi një eksploziv. 34 vjeçari është dërguar në spital me plagë të lehta djegieje.
LAÇI: NDERHYRJA ESHTE BERE 3 MIN. NGA NJOFTIMI PER ZJARRIN
Kreu i Zjarrfikësve Dilaver Laçi deklaron për A1 Report se vila tre katëshe është shpëtuar, por ka pësuar disa dëmtime.“Na është njoftuar për zjarrin në orën 08: 50 minuta dhe në 08: 53 minuta zjarrfikësja ka qenë në vendngjarje. Nëse do të kishim shkuar me vonesë vila tre katëshe nuk do të kishte shpëtuar por do të ishte djegur tërësisht.
LOKALIZOHEN FLAKET, VATRA AKTIVE BRENDA NE PUNISHTE
Ora 11:00 Brenda gati dy orësh zjarrifikësit kanë arritur të lokalizojnë flakët. Aktualisht vatra aktive ndodhet në krahun lindor të punishtes së drurit, ku mesaduket ndodheshin shumë lëndë drusore dhe materiale për ndërtimin e mobiljeve. Punishtja është shembur tërësisht.
Ora 10 :45 Gazetari Kreshnik Zeqaj i TV A1 Report deklaron se punishtja prej druri është shembur dhe flakët kanë përfshirë banesën trekatëshe e pronarit të punishtes zotit Agim Paçrami.
Ora 10: 40 Drejtori i forcave të Zjarrfikëseve, Dilaver Laçi deklaron “I plagosuri nuk ka rrezik për jetën. Nuk ka problem në jetën e njerëzve. Gjithë zona është evakuar. Gjithë situate është nën kontrollin e policisë. Momentalisht zjarrfikësit po rrezikojnë jetën. Po punohet për shuarjen e zjarrit, ndërsa 2 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarri.
vijon