Tirane dy ne pranga per shperndarje droge

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas në kuadër të operacionit policor të koduar “Parkimi”, të cilët akuzohen për “prodhim dhe shpërndarje të lëndës narkotike”.
Bëhet fjalë për shtetasit Julian Shkalla, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” dhe Dardan Koçi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve, u bë i mundur falë një pune 3 mujore të Seksionit Kundër Narkotikëve.
Kapja e tyre u realizua në afërsi të zonës së Brrylit në Tiranë.
Këta shtetas vepronin me synim shpërndarjen e lëndës narkotike heroinë, në zona të ndryshme në kryeqytet.