E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ekstradohen dy shtetas të dënuar për vrasje

Zyra Qendrore e Interpol Tirana bëri të mundur ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë, Ton Rroku dhe Afrim Sinani, të dy shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Tonin Rroku, 31 vjeç, lindur në Shkodër, është ekstraduar nga Roma. Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për kryerjen e veprave penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Në korrik të vitit 2007, Rroku ka qëlluar me armë zjarri pas një grindjeje të vjetër shtetasin çesk Ndoci, duke e lënë atë të vdekur në vend.
Ndërkohë, të enjten është bërë i mundur edhe ekstradimi nga Londra i shtetasit Afrim Sinani, 36 vjeç, lindur në Kukës.
Ai është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës për kryerjen e veprave penale të vrasjes në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Në janar të vitit 1996, i lartpërmenduri ka vrarë me armë zjarri në bashkëpunim me Sokol Sinanin shtetasin Mehmet Sinani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›