E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet për nder tregtari i elektro-shtëpiakeve

Qëllohet për vdekje me
një breshëri kallashnikovi
përpara dyqanit të tij,
prangoset vrasësi i tregtarit
të elektro-shtëpiakeve. Ngjarja
tronditëse ka ndodhur gjatë orëve
të para të mëngjesit së djeshëm,
në qytetin e Peshkopisë. Mësohet
se Reshat Rustani, 55 vjeç, ka
gjetur vdekjen e menjëhershme,
pasi është qëlluar me një breshëri
kallashnikovi nga bashkëqytetari
i tij, 58-vjeçari Qemal Kaci.
Skena e krimit ka ndodhur në
bulevardin "Elez Isufi" në orën
08:00 të mëngjesit, kur 55-vjeçari
Rustani ka shkuar si çdo ditë në
punë. Ndërkohë që ai ka qenë
duke ngritur qepenin e dyqanit,
ku shiteshin pajisje elektroshtëpiake,
është qëlluar për vdekje
me breshëri automatiku, duke
ngelur i vdekur në vend nga plagët
e marra. Mësohet se vrasësi ka
qenë duke e pritur "prenë" e tij
dhe ka përfi tuar nga momenti kur
ai ka qenë duke lëvizur qepenin,
për të shkrehur mbi të gjithë
karikatorin e automatikut, të cilin
e kishte mbajtur të fshehur në
një çantë. Burime nga Drejtoria
e Policisë Dibër bëjnë me dije për
"Shqip" se sapo janë sinjalizuar,
në vendngjarje kanë shkuar
menjëherë forcat e policisë, të
cilat pas veprimeve operativeoperacionale
kanë bërë të mundur
identifi kimin dhe kapjen e autorit
të kësaj ngjarjeje të rëndë, që
mësohet se është Qemal Kaci,
me profesion mekanik, baba i
tri vajzave. Autori i vrasjes, pasi
ka kryer krimin është larguar
nga vendngjarja dhe është nisur
drejt fshatit Shimçan. Por vetëm
2 km larg nga qyteti është bërë e
mundur kapja dhe prangosja e tij
nga forcat e policisë kriminale.
Shkaku
Burimet zyrtare nga policia
bëjnë të ditur se ngjarja ka
ndodhur për motive të dobëta.
Nga deklarimet e dhëna në polici,
mësohet që vrasja është kryer me
qetësi të plotë dhe paramendim
për motive të dobëta, pasi
viktima dhe autori kishin pasur
ndërmjet tyre disa herë debate,
ku autori i krimit ishte ndjerë
i ofenduar nga viktima. Krimi
ka qenë i paramenduar dhe
autori kishte përllogaritur çdo
detaj. Gjatë seancës së pyetjeve,
autori i krimit ka pretenduar se
viktima i kishte pohuar se kishte
pasur marrëdhënie intime me të
shoqen e tij, disa vite më parë në
Greqi, kundrejt një pagese prej
50 eurosh. Fyerjet janë përsëritur
herë pas here dhe kjo ka bërë që
58-vjeçari të marrë vendimin për
eliminimin e tregtarit. Ndërkohë,
në qytet viktima njihej si një
person problematik, që shfaqte
herë pas here probleme mendore
dhe si qejfl i femrash. Nga burime
konfidenciale mësohet se
mbrëmjen e së shtunës autori i
krimit është parë të ketë lëvizur
në bulevardin "Elez Isufi", ku
ndodhej dyqani i viktimës, duke
e mbajtur atë nën vëzhgim, duke
studiuar çdo lëvizje të viktimës.
Ndërkohë, mësohet se grupi
hetimor i ngritur për zbardhjen e
kësaj ngjarjeje e ka dokumentuar
atë dhe ka kapur në flagrancë
autorin e krimit, shtetasin Qemal
Kaci, të dyshuar për veprën penale
"vrasje me paramendim", por
nuk përjashton edhe pista të
tjera hetimi për këtë ngjarje të
rëndë. Pas arrestimit, është bërë
i mundur sekuestrimi në cilësinë
e provës materiale të armës së
krimit, "Automatik" model 56.
Ndërkohë, të gjitha materialet
hetimore tashmë i kanë kaluar
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Dibër, për veprime të mëtejshme
hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›