E Diel, 1 Nëntor 2026

Nata e Bardhe Bashkia organizon nje sere aktivitetesh

Bashkia e Tiranes ka planifikuar nje sere aktivitetesh per naten e 29 nentorit e cila prej kater vjetesh tashme ne Tirane ka marre emertimin Nata e Bardhe.
Bashkia e Tiranes ka parashikuar nje numer te madh aktivitetesh per festimin e Nates se Bardhe me 29 nentor. Kjo date eshte vendosur nga Bashkia e Tiranes qe te jete nje nate festive per te gjitha moshat duke filluar nga paraditja e deri ne oret e vona te mesnates. Specialistet e bashkise kane parashikuar nje sere aktivitetesh me grupe muzikore me aspektin letrar sportive aktivitete krijuese ne pikture etj. Keshtu veprimtarite do te jene pjese e festimeve per Naten e Bardhe te cilat jane pjese e nje projekti te gjere qe synon te lide me shume njerezit si dhe te rrise atmosferen e festimeve gjate gjithe nates. Prej kohesh sektori qe merret me organizimet festive ka punuar per te sjelle risi dhe sa me shume aktivitete te larmishme. Nata e bardhe eshte nje aktivitet i organizuar dhe vendosur nga bashkia prej 6 vitesh dhe festohet ne kryeqytet.
Bashkia e Tiranes e ka cilesuar kete ceremoni si nje manifestim falas qe i jep perparesi krijmtarise dhe vleresimit te artit duke i dhene vemendjen e duhur zhvillimit te kultures apo veprave per ta kthyer artin ne nje pasuri te te gjitheve.
Edhe kete vit organizimet mund te jene si cdo vit tjeter nuk do te mungojne koncertet madheshtore pergjate gjithe nates. Ne bulevardin Deshmoret e Kombit do te zhvillohet koncerti i pervitshem me muzike te lehte moderne e turbo- folk me kengetare te njohur ne mbare trevat shqiptare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›