Tiranë, gjen fëmijën pa jetë, vret veten nëna 35-vjeçare
Një nënë 35-vjeçare është vetëvrarë, pasi ka gjetur fëmijën e saj pa jetë. Sipas burimeve zyrtare, Xhevahire Hoxha ka varur veten në shtëpinë e saj ditën e djeshme. Ngjarja ndodhi në Kamëz, në banesën e viktimës. Fëmija nëntëvjeçar është gjetur pa ndjenja nga nëna 35-vjeçare, e cila nga dhimbja e madhe ka vendosur të ndahet nga kjo jetë. Arsyeja e vdekjes së fëmijës ka qenë temperatura e lartë. Familjarët kanë gjetur të varur viktimën dhe janë përpjekur t’i japin asaj ndihmën e parë. Megjithatë, çdo gjë ka qenë e kotë, pasi 35-vjeçarja nuk kishte shenja jete. Në vendngjarje shkoi edhe policia, e cila nisi hetimet në lidhje me këtë ngjarje.