Durrës, lahet në pishinën e të rriturve, mbytet 11-vjecari
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin bregdetar të Durrësit, kur një vogëlush 11-vjecar, është mbytur në një kompleks pishinash private në Sukth. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të paradites.
Mësohet se vogëlushi me inicialet D.M ka shkuar të lahet në pishinën e të rriturve dhe prej andej nu ka dalë më i gjallë, pavarësisht se ka marrë ndihmën e parë nga shokët dhe trajneri, me të cilët kishte shkuar në pishina.
Trupi i pajetë i vogëlushit banor i lagjes 15 në Durrës është dërguar në morgun e spitalit bregdetar, ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme të cilat do të mundësojnë zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij.
Policia e Durrësit bëri me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)