Tiranë, grabitet dyqani i celularëve 2 të shoqëruar
TIRANE- Një dyqan me aparate celularësh si dhe aksesorë të tjerë është grabitur në zonën e pallateve “Agimi” në Tiranë. Sipas policisë grabitja ka ndodhur gjatë natës dhe është vënë re vetëm në mëngjes kur pronari ka dashur të hapë qepenin e dyqanit.
Në këtë moment ai ka vënë re se qepeni ishte i hapur dhe ka njoftuar policinë. Grabitësit kanë marrë me vete një sasi të konsiderueshme aparatesh celularë dhe aksesorë të tjerë. Sipas pronarit të dyqanit dëmi material i shkaktuar nga grabitja kap shumën e 1 milionë lekëve të reja.
Dy persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar për grabitjen, ndërsa policia ka nisur veprimet hetimore në vendngjarje.
(s.g/BalkanWeb)