Berisha sulmon Ramën në Lezhë
Vetëm shtatë muaj na ndanë nga muaji qershor, të cilin shefi i mazhorancës e ka pagëzuar si muajin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2009-ës. Pas një periudhe pauze të ndikuar edhe nga zgjedhjet në SHBA-së, kryetari i PD-së, njëkohësisht shefi i qeverisë, ka rinisur sulmet në adresë të rivalit të tij politik, kreut të PS-së dhe kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Kryeministri Berisha i cilëson deklaratat e kryetarit të PS-së si shpifje. Në kuadër të turit "Shqipëria në NATO", Kryeministri Berisha ka zgjedhur Lezhën për të ironizuar dhe iu rikthyer deklaratave të vjetra në adresë të kreut socialist, Edi Rama. Berisha ka theksuar se PS-ja nuk bën premtime për të ardhmen dhe sulmoi Ramën, duke i quajtur shpifje dhe mashtrime deklarimet e tij. "Ju bëj thirrje të mos dëgjoni kur flet Rama, pasi nuk jep asnjë zgjidhje për qytetarët, nuk ka vizion por vetëm gënjeshtra", tha Berisha. Kryeministri thekson se vendi po shkon drejt NATO-s dhe po ndryshon çdo ditë, por sipas tij, kreu socialist mohon dhe injoron gjithçka. "Qytetarët janë të mençur dhe do të dinë se ku do ta hedhin votën", u shpreh Berisha.
Sarkazma e Berishës
Shpeshherë, politika shqiptare ka si pikë referimi fushatat që bëhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mes premtimeve dhe akuzave hidhen edhe batuta humori në adresë të rivalëve politikë.
"Kur ata u përpoqën ‘të ekzekutonin‘ të vdekurin, mendova se çfarë duhet të bëja me ta dhe thashë; më mirë t‘ua ‘dyllos‘ të gjitha çiftet, sepse po u ndodhi ndonjë gjë kur shkojnë për gjah, do thonë ‘na vrau Berisha‘", theksoi shefi i qeverisë.
Sipas Berishës, "ora e tyre ka mbetur te kohërat e errëta dhe harrojnë se tashmë ky është një vend i lirë, një vend ku gjahtarët janë të sigurt, ky vend është krejtësisht tjetër dhe nuk mund të jetë vend i atyre njerëzve dhe fenomeneve që mendojnë ata". Kryeministri i cilësoi opozitarët se jetojnë në kullën e fildishtë në Tiranë dhe se thonë vetëm shpifje. "Ne do të vazhdojmë të servirim vepra", theksoi ai. "Shpesh, pyes veten, se si ka mundësi që këta zotërinj mohojnë gjithçka, injorojnë çdo gjë, deformojnë çdo gjë, shpifin dhe deformojnë çdo gjë", u shpreh Berisha, duke shtuar se, pavarësisht nga të gjitha këto, qytetarët shqiptarë janë shumë të mençur, ata dinë si të votojnë, dinë se si t‘u japin leksion atyre që kërkojnë t‘i mashtrojnë në mënyrën më të pandershme. "E kam thënë dhe do ta përsëris prapë se, ata vazhdojnë me historinë e ‘hurit të kuq‘, sipas të cilit parimi është ‘çfarëdo që t‘i them, do më thotë po‘. Por këta harrojnë se qytetari, pavarësisht se mund të mos marrë çdo ditë informacionin që mund të marr unë, kur vjen puna për problemet kryesore të vendit, ai ka logjikën e ftohtë dhe të drejtë, njësoj si unë dhe çdo njeri tjetër. Ai as nuk mashtrohet dot, as gënjehet, por përkundrazi, edhe ai mendon me të njëjtin preokupim për veten, familjen, për vendin", tha ai.