E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, makina përplas motorrin, një i plagosur

Një 22-vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm në kryeqytet teksa motorri me të cilin ishte duke udhëtuar është përplasur nga një makinë.
 

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Durrësit ku një automjet me targa të huaja ka përplasur një motorr dhe për pasojë është plagosur një 22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
 

Menjëherë pas aksidentit automjeti është larguar nga vendngjarja ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Ndërkohë postblloqe policie janë ngritur në rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit të aksidentit ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›