E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, kapen me euro false, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Lezhës pasi akuzohen për falsifikim parash.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Gjok Dodaj 22 vjeç, Drilona Gjinaj 24 vjeç dhe Gjergj Nikolli 33 vjeç të cilët janë kapur me një sasi eurosh false.
 

Mësohet se denoncimi për tre të ndaluarit ka ardhur nga një punonjës i një kompanie siguracionesh ku 22-vjeçari kishte shkuar për të paguar siguracionin e makinës.
 

Pasi ka konstatuar që eurot ishin false, punonjësi i kompanisë të siguracioneve e ka denoncuar 22-vjeçarin në polici.
 

Menjëherë pas kallëzimit, policia ka bërë të mundur arrestimin 22-vjeçarit Gjok Dodaj ndërsa dy personat e tjerë janë arrestuar si bashkëpunëtorë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›