Vendet e ish-Jugosllavisë: Na detyroheni 20.7 mln $
Përfundojnë bisedimet për borxhin. Sipas njoftimeve nga Ministria e Financave, palët kanë rënë dakord se debitor është Shqipëria, e cila në total u ka një borxh të pakthyer, i cili aktualisht vlerësohet në 20.7 milionë USD.
TIRANE- Kanë përfunduar dje bisedimet shumëpalëshe midis përfaqësuesve të vendeve të ish-Jugosllavisë së viteve ’80, tani shtete të pavarura, dhe atyre të shtetit shqiptar, administratës së borxheve, lidhur me përcaktimin e saktë të detyrimit financiar midis palëve. Sipas njoftimeve nga Ministria e Financave, palët kanë rënë dakord se debitor është Shqipëria, e cila në total u ka një borxh të pakthyer, i cili aktualisht vlerësohet në 20.7 milionë USD. Detyrim ky, ndaj të gjitha vendeve së bashku (Serbi, Slloveni, Kroaci, etj), për të cilin pala shqiptare është angazhuar ta shlyejë në përputhje me një kalendar, për të cilin është rënë dakord bashkërisht. Negociatorët e borxhit kanë diskutuar problemin në parim dhe mbetet që hollësitë e mëtejshme të zgjidhen më pas në nivel ekspertësh, shtojnë burimet nga Financa. Në total, borxhi afatgjatë publik, sipas statistikave zyrtare, rezulton 2.27 miliardë euro.
(s.g/GSH/BalkanWeb)