Tiranë, maskat grabisin filialin e një banke greke
Tiranë- Persona të armatosur e me maska kanë grabitur filialin e një banke në Tiranë.
Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në autostradë, kur persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e brendshme të bankës dhe kanë kryer grabitjen në kërcënimin e armëve.
Prehë e grabitjes ka rënë filiali i një banke greke, e cila ndodhet në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin. Pas sinjalizimit të ngjarjes, në vend kanë mbërritur forca të shumta policie.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se grabitësit e maskuar kanë qenë 3 persona, por nuk dihet asgjë për identitetin e tyre.
Asgjë nuk dihet për momentin edhe për shumën e parave që ata kanë mundur të grabisin, por mësohet se pas ‘aksionit’ ata janë larguar me shpjetësi me anë të një automjeti, tip benz, pa targa.