E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, turistët braktisin transportin urban

 

Kërkesat për të shkuar në plazh me autobusët e bashkisë kanë qenë më të vogla se sa një vit më parë

VLORË- Muaji korrik nuk ka dhënë shkas për rritjen e shërbimit urban, pasi në krahasim me një vit më parë kërkesa për të ka qenë më e vogël, sidomos për tu përdorur për vajtjen në plazh. Teksa bëhet një konstatim i tillë, në parkun e udhëtarëve në Vlorë konfirmohet se pritet muaji gusht të sjellë më tepër fluks, kjo duke ju referuar përvojës së një viti më parë. Ndoshta gjatë këtij muaji, është preferuar përdorja e mjeteve private, apo alternativa të tjera qarkullimi dhe mjeti që ne kemi lënë rezervë në linjën e plazhit për këtë muaj nuk është përdorur asnjëherë thotë drejtori i parkut të udhëtarëve në Vlorë. Drejtori i këtij parku, Anesti Xhaxho, pohon se për muajin gusht janë përgatitur linjat shtesë, për të pasur të njëjtin ritëm lëvizjeje me urban. Ndoshta shtrenjtimi i naftës do të bëjë qytetarët që t’i drejtohen më tepër këtij shërbim, sidomos në linjat e plazhit tha Xhaxho. Referuar ngarkesës në qarkullim, një vit më parë gjatë muajit gusht u hoq nga përdorimi stacioni në hyrje të qytetit. Për këtë vit Xhaxho pohon se mendohet të operohet pa hequr asnjë stacion nga ky shërbim, vetëm nëse do ta diktojë këtë ndonjë ngarkesë e fundjavës. Aktualisht, krahasuar viteve të mëparshme, periudha të tilla njihen si shumë të ngarkuara për shërbimet urbane, ndërsa fluksi i automjeteve jo pak herë e ka çrregulluar këtë shërbim. Janë 10 urbanë të cilët operojnë në linjat e qytetit të Vlorës, pjesa më e madhe e të cilëve i përket linjës së Ujit të Ftohtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›