Euro 2020 ne te gjithe kontinentin
Është zyrtare. Kampionati Europian i vitit 2020 do të luhet në të gjithë kontinentin. Vendimi përfundimtar u morr nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
Aktiviteti do të zhvillohet në 12 qytete dhe organi më i lartë drejtues i futbollit në Europë pranoi idenë e hedhur nga Michel Platini.
Prej shpërndarjes së aktivitetit, procedura për përcaktimin e stadiumeve ku do të luhen ndeshjet pritet të ndryshojë plotësisht nga metoda e përdorur deri më tani.
Objektivi është që festa e futbollit europian të përhapet në qytetet më të rëndësishme dhe në stadiumet më të bukur.
Qytetet do të përzgjidhen në bazë të renditjes së UEFA-s, ndërsa impiantet duhet të plotësojnë të gjithë kushtet për organzimin e aktivitetit.
Në ëndrrën që Platini po sheh të konkretizohet, gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në një qytet të 13-të, ndërsa kandidatura e parë e hedhur ishte ajo e “Ëembley”-t.
Ideja për shpërndarjen e Euro 2020 ka lindur nga dëshira për të festuar në mënyrë madhështore dhe gjithëpërfshirëse 60-vjetorin e themelimit të UEFA-s.