Tiranë, ndryshohen tre shefa komisariatesh
Prezantohen tre shefa të rinj të policisë kryeqytetase.
Ndryshimet kanë ardhur në komisariatin nr. 4,
komisariatin nr. 6 dhe atë të Kombinatit. Sipas të dhënave
zyrtare, është emëruar shefi i ri i komisariatit nr. 6 të
Tiranës, Selman Tema, i cili deri para pak kohësh mbante
pozicionin e shefit të Komisariatit të Kavajës. Ky i fundit
ka ardhur në vend të Dritan Lamajt, i cili është emëruar
po në këtë post që ka pasur, por në Komisariatin e
Skraparit, duke u larguar nga kryeqyteti. Transferim
postesh ka pasur edhe në Komisariatin e Policisë së
Kavajës, ku pas largimit të shefit, ka ardhur shefi i ri nga
Librazhdi, Bajram Hadërmataj. Ndërkohë, jo vetëm kaq,
por është ndryshuar edhe shefi i komisariatit nr. 4, Ismet
Shkreta. Vendi i tij është zënë nga Marjan Laca, i cili pak
kohë më parë ka qenë shef i komisariatit nr. 3 dhe për
një periudhë kohe u transferua në Elbasan. Tashmë, ai
do të mbajë përsipër një ndër komisariatet e
rëndësishme të Tiranës. Ndërkaq, Ismet Shkreta është
emëruar shef komisariatit në Burrel. Ndryshime të tjera
komisariatesh priten në të gjithë vendin.