E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Arratiset" gjyqtari Ardian Nuni

Arratiset nga Shqipëria Ardian
Nuni, anëtari i gjykatës së Lartë,
i cili është sulmuar disa javë më parë
në afërsi të banesës së tij nga një person
i panjohur. Miqtë e ngushtë të
gjyqtarit deklaruan se Nuni është
larguar në drejtim të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës sëbashku
me familjen. Ai ka marrë "valixhet"
rreth një javë. Ndërkohë Gjykata e
Lartë konfirmon për gazetën "Shqip"
se Nuni nuk është paraqitur në
punë ditët e fundit, si pasojë e raportit
mjekësor, ndërsa nuk ka asnjë të
dhënë nëse ai është larguar në
drejtim të shteteve të bashkuara të
amerikës. Ajo çka mësohet është se
Nuni ka shfrytëzuar pashaportën
diplomatike të tij për të "emigruar",
pasi anëtarët e gjykatës së Lartë disponojnë
pasaporta të tiulla. Ndërkohë,
mësohet se edhe bashkëshortja
e Nunit, një juriste, është larguar nga
puna prej disa ditësh. Nga miqtë e
anëtarit të gjykatës së lartë mësohet
se Nuni mund të ketë shkuar në
amerikë për kurim, por gjithsesi nuk
konfrimojnë nëse do të kthehet apo
jo. Duke se veprimi i gjyqtarit lidhet
me mosgjetjen e autorit të atentatit
ndaj tij. As policia dhe as prokuroria
nuk kanë mundur që të identifikojnë
personin "enigmatik" që e
qelloi poshtë apartamentit të tijj.
Prokuroria deklaron se atentati ndaj
anëtarit të Gjykatës së Lartë mund
të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda është
fokusuar në veprimtarinë e Ardian
Nunit, si gjyqtar në Gjykatën
Supreme në Shqipëri, ku ka kryesuar
disa procese për konflikte
pronësie. Hetuesit e çështjes deklarojnë
se kanë marrë në dorë listën
e gjyqeve. Megjithëse gjyqtari Nuni,
gjatë marrjes në pyetje, ka mohuar
të ketë një konflikt për punën,
hetuesit e çështjes kanë kryer hapat
e parë konkretë, duke marrë të
dhëna në arkivin e institucionit ku
punon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›