Tiranë, në hetim dy persona, morën pensione me dokumente të falsifikuara
Dy persona kanë kaluar nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se kanë marrë pensione me dokumente të falsifikuara. Sipas burimeve nga policia e Tiranës, nga Seksioni Kundër Krimit-Financiar janë dërguar në Prokurori për t’u hetuar në gjendje të lirë Njazi Sherifi, 47 vjeç dhe Gëzim Saliu. Sipas uniformave blu, ndaj këtyre dy personave është deponuar kallëzim penal nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, pasi ata dyshohet se kanë përfituar pension në mënyrë të paligjshme, mbi vjetërsinë e punës, duke dorëzuar dokumentacion të falsifikuar, me qëllim për të përfituar pension. Ata akuzohen për konsumim të veprës penale të “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës” dhe “mashtrimit”.