Tiranë, në polici gruaja që u zhvesh para kalimtarëve
TIRANE - Një grua rreth 30 vjeçe ka çorientuar kalimtarët e rastit dhe drejtuesit e automjeteve në Tiranë, teksa ka nisur të zhvishet në mes të rrugës. Gruaja, që sipas policisë vuan nga probleme mendore, nuk e ka ndaluar zhveshjen deri sa i ka hequr të gjitha rrobat që kishte në trup dhe ka dalë nudo, pa e vrarë mendjen se po shikohej nga dhjetëra kalimtarë. Pasi është zhveshur, 30-vjeçarja ka nisur të ecë përreth shatërvanit që ndodhet tek “Zogu i Zi”, ku për disa momente ka bllokuar edhe qarkullimin normal të automjeteve që hynin e dilnin në Tiranë, nëpërmjet rrugës së Durrësit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në kryeqytet. Skena e krijuar nga gruaja nudo, ka zgjatur për disa minuta, duke habitur kalimtarët deri sa njëri prej tyre është kujtuar të lajmërojë policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.3, të cilët shoqëruan gruan në polici.