E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizëskërkojnë rishikim tëmoshës së pensionit

BULQIZE- Sindikata e minatorëve të Bulqizës i kërkon takim kryeministrit, Sali Berisha për të zgjidhur problemet që i shqetësojnë prej kohësh.

Minatorët ngrenë zërin për ndryshimin e moshës së daljes në pension, që me gjithë kërkesat dhe protestat e vazhdueshme të tyre, nuk ka gjetur zgjidhje.
Ndërkaq minatorët nuk bien dakord me vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikon shtesë në pagë për minatorët mbi 50 vjec.

Një tjetër problem për të cilin minatorët kërkojnë ndihmë nga kryeministri është sigurimi i një mjeku, i domosdoshëm në rastet e aksidenteve në punë.

Ndonëse në këtë qytet ndodhin shpesh aksidente në minierë, spitali i Bulqizës nuk ka një mjek reanimator.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›