Nis në Tiranë edicionii tretë i Milan Junior Camp
TIRANE- Milan Junior Camp ka nisur në Tiranë edicionin e tij të tretë me 100 fëmijë që do të stërviten për 5 ditë nga trajnerët e klubit të Milanit. Futbollistët e vegjël do të kenë mundësi të testohen përpara teknikëve të skuadrës italiane, ndërkohë që në fund 5 prej tyre do të përzgjidhen për shkuar në Milano në muajin tetor ku do të konkurojnë me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota.
Projekti vjen edhe këtë vit si një bashkëpunim i ngushtë mes klubit që drejtohet nga Silvio Berluskoni dhe kompanisë shqiptare Taci Oil.
Menaxheri i përgjithshëm i Milan Junior Camp për Shqipërinë e quajti të rrallë eksperiencën e këtyre fëmijëve që do të kenë mundësi të veshin fanelën e një prej klubeve më të mëdhenj të botës.
Ndërkohë zv.presidentja e Taci Oil, Anita Taci u kërkoi fëmijëve që të zbaviten dhe të tregojnë veten e tyre gjatë këtyre ditëve.
Milan Junior Camp do të zhvillohet në datat 5 deri në 9 korrik dhe fëmijët do të stërviten në stadiumin Selman Stermasi si dhe në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.
(e.n/news24/BalkanWeb)