E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset një 30 vjecar te 21 dhjetori

TIRANE – Në orët e vona të mbrëmjes në kryeqytet është plagosur një person.

I plagosuri Arben Bici, 30 vjec, është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku po merr kurat e nevojshme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën 21 dhjetori, në Tiranë.

Policia ka ardhur menjëherë në vend ngjarje, ku po mbledh provat e nevojshme për hetimin.

Sipas policisë ende nuk dihet identiteti i autorit të krimit.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›