E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet terroriste, SHBA rrit masat e sigurisë

07-07-2011 / Gazeta 55

Shërbimet e inteligjencës amerikane nuk e përjashtojnë hipotezën e atentateve kamikaze në linjat ajrore komerciale.
Por kësaj radhe, sipas një burimi zyrtar nga autoritetet amerikane të sigurisë, terroristët mund të përdorin një lloj të ri bombe, e cila futet në trupin e tyre me anë të ndërhyrjes kirurgjikale.
Sipas mediave amerikane burimi saktësoi se për momentin nuk paraqiten kërcënime të tilla, por kompanitë ajrore janë informuar dhe u është kërkuar të marrin masat e nevojshme.

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bjellorusi

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar një projektligj në mbështetje të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Bjellorusi.
Akti i Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut në Bjellorusi, u miratua të mërkurën në mbrëmje dhe bën thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë, si dhe nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit, të cilat shihen në masë të gjerë si të manipuluara.
Miratimi i këtij legjislacioni vjen në kohën kur aktivistët thonë se autoritetet bjelloruse kanë arrestuar të mërkurën të paktën 100 persona, për shkak se po merrnin pjesë në një protestë të opozitës në Minsk dhe qytete tjera në vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›