E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, arrestohen 4 persona për falsifikim dokumentash

KORCË- Polcia e Korcës ka arrestuar mesditen e sotme 4 persona për falsifikim dokumentash. Ndërkohë mësohet se shtetasit e arrestuar janë Artur Feto, Relis Mullai, Armand Cenolli dhe Shefki Mullai.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se shtetasit në fjalë bënin të mundur ndryshimin e gjeneraliteve për personat që kishin probleme ligjore jashtë vendit. Për shërbimin e kryer falsifikatorët kërkonin 5000 deri 7000 euro.

Policia e Korcës ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrjetit të falsifikimit dhe nëse ka ende persona të tjerë të përfshirë në këtë proces.

4 personat e arrestuar akuzohen për falsifikim dokumentash ndërkohë që materialet në ngarkim të të arrestuarve do i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Korcë për hetime të mëtejshme.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›