Berisha: “Në tryezën time nuk ka asnjë draft”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha ka mohuar dje të ketë një draft-marrëveshje për zgjidhjen e krizës, të propozuar nga ambasadorët e huaj në vendin tonë. Ai doli dje në një konferencë për shtyp ku tha se "mbi tryezën time ska ndonjë draft dhe në axhendë nuk kam deklaratat e këtij apo atij ambasadori. Edhe kur një diplomat ka bërë diplomacinë e megafonit, kam thënë se unë nuk bëj diplomacinë e megafonit". Më tej Berisha përsëriti serinë e ftesave për kreun e opozitës, i cili, sipas tij, duhet të pranojë zgjidhjet e ofruara nga Byroja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Komiteti Presidencial. "Ju garantoj me përgjegjësi më maksimale se në tryezën time, në mënyrë absolute dhe kategorike, nuk ekziston as edhe një draft apo dokument nga asnjë institucion evropianoperëndimor. Nuk kam parë dhe nuk më ka ardhur në zyrë asnjë draft. Në tryezën time kam deklaratën e Byrosë Parlamentare të Këshillit Evropian dhe rezolutën e Komisionit Evropian dhe kërkesat e parashtruara ndaj nesh gjatë vizitës sime në Bruksel. BE ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se këtë çështje duhet ta zgjidhin shqiptarët". "Kjo deklaratë mundëson transparencë të plotë dhe respektim të Kushtetutës, vendimeve të Kushtetueses dhe pavarësisë së gjykatave. Ky është një dokument në interes të gjitha forcave politike. E ftoj Ramën të bashkëpunojë në përputhje me deklaratën e Komisionit Evropian, transparencë me Kushtetutën e vendit",- tha ai.
Përplasja
Më tej Berisha ka theksuar se gjithçka tjetër është gënjeshtër e bazuar mbi mashtrimin dhe trillimin, duke aluduar mbi deklaratën e djeshme të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë. Ambasadori i OSBE-së, Bosch, ka deklaruar se në tryezën e krerëve të partive politike ndodhet një ofertë konkrete që ata duhet ta pranojnë, nëse janë burra shteti dhe duan që Shqipëria të ecë përpara. Ai edhe një herë ka bërë thirrje se për këtë çështje do të respektohet vetëm ligji dhe Kushtetuta. Berisha u shpreh se ligjet e vendit nuk e ndalojnë transparencën. “Zoti Rama nëse do, mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila ka tagrin për këtë çështje”,- u shpreh Berisha. Kryeministri u shpreh se rekomandimet e Këshillit të Evropës janë ato mbi të cilat mund të punohet për zgjidhjen e krizës. Si kundërpërgjigje për ambasadorin e OSBE-së, Robert Bosch, Berisha u shpreh se axhenda e kryeministrit nuk funksionon sipas deklaratave mediatike.
Deklarata
Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai do të pranonte bisedime mbi deklaratën e Byrosë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Komiteti Presidencial. Ai u shpreh se mbi këto dokumente është i gatshëm të bisedojë. “Kjo deklaratë mundëson transparencë të plotë dhe respektim të Kushtetutës, vendimeve të Kushtetueses dhe pavarësisë së gjykatave. Ky është një dokument në interes të gjitha forcave politike”,- tha Berisha. Ai u shpreh se Shqipëria është nën monitorimin e këtij institucioni. Kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së dhënë për mediat ka ftuar Ramën që të ndjekë rrugën ligjore për kërkesat e opozitës.
“Në tryezën e Presidentit Komisioni Presidencial ka sugjeruar që të ngrihet Komisioni dhe ti drejtohet Komisionit të Venecias. Ishte Presidenti që refuzoi Komisionin e Venecias dhe unë e mbështeta. Kryeministri nuk i drejtohet Komisionit të Venecias, pasi duhen respektuar vendimet e gjykatave”,- tha Berisha.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2010