Mesazhi i Andropovit për Hoxhën trazon SHBA-në
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Uashington, 20 shkurt 1983 – Ndërsa drita e projektorit është fokusuar në marrëdhëniet e Kremlinit me Evropën Perëndimore, udhëheqësi i ri sovjetik, Juri Andropov, është përpjekur të sigurojë një pikëmbështetje në Mesdheun strategjik Lindor. Objektivi i tij është Shqipëria, vendi me përmasat e Merilendit, superstalinist, që shtrihet 50 milje larg nga Kanali i Otrantos prej takës së Italisë. Ajo për çka vëzhguesit amerikanë të Kremlinit janë bërë nervozë, është mesazhi i ngrohtë i urimit që iu dërgua Shqipërisë nga Andropovi nëntorin e shkuar gjatë 38-vjetorit të çlirimit të vendit të vogël nga pushtuesi italo-gjerman. Andropovi propozi “marrëdhënie të ndershme, të barabarta dhe të dobishme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik”. Duke i hequr furçat tipike të retorikës komuniste, një ftesë e tillë ishte një kthesë e madhe e politikës së shefit të Bashkimit të Sovjetik ndaj vendit të vogël prej 2.5 milionë banorësh. Por nuk ka asnjë dyshim që Andropovi do të donte ti ulte armët me Enver Hoxhën, diktatorin 74-vjeçar, i cili e ka sunduar Shqipërinë sipas shëmbëlltyrës staliniste që prej vitit 1944. Dhe për këtë ka dy shkaqe: Portet e Durrësit dhe Vlorës në Adriatik. Marinës Sovjetike ia hoqën të drejtën e dy bazave detare në vitin 1960, kur Hoxha i prishi marrëdhëniet me Kremlinin pas fushatës së destalinizimit të Nikita Hrushovit. Nëse Kremlini do të rihynte edhe një herë në këto porte, atëherë Mesdheu do të shndërrohej në një liqen sovjetik, të paktën një liqen që do të ndahej mes flotës sovjetike dhe amerikane. Fatmirësisht, për interesat strategjike amerikane, e ardhmja e planit sovjetik për tiu drejtuar direkt e në zemër të NATO-s ka shumë mundësi që të dështojë për sa kohë Hoxha të jetë në pushtet. Edhe pse një raport sekret i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se “shëndeti i tij është përkeqësuar nga diabeti i përparuar dhe dobësimi i qarkullimit të gjakut”, Hoxha mbetet ende një udhëheqës i fortë, pavarësisht moshës. Në të vërtetë, është pikërisht kjo fortësi që mund ta detyrojë Hoxhën të refuzojë dorën e shtrirë të Andropovit. Për sa kohë ky i fundit nuk do të tregojë se është një stalinisti i linjës së fortë, shanset e tij për të fituar Hoxhën përmes dialogëve të përzemërta dhe ndihmës ekonomike, do të ketë të njëjtin fat me ato të Hrushovit apo Brezhnjevit. Hoxha do të udhëheqë me dorë të hekurt vendin deri sa të marrë frymë për herë të fundit. Ashtu si Stalini, në vitet e fundit të jetës, ai thuhet se është shndërruar në një “tiran mosbesues dhe teoricien dogmatik”, - sipas studimit të Departamentit të Shtetit. “Hoxha është fiksuar pas rolit të tij si babai i Shqipërisë së re”. “Duke ndjekur shembullin e përgjakshëm të mësuesit të tij të nderuar, Hoxha urdhëron spastrime në të njëjtën mënyrë si njerëzit normalë porosisin një picë”, - thotë një analist perëndimor i politikës së Tiranës. Spastrimi i fundit që përfundoi këto kohë është një ilustrim shumë i mirë i paranojës dhe pamëshirshmërisë së Hoxhës. Ajo nisi me “vetëvrasjen” një vit më parë të numrit 2 të tij, Mehmet Shehut, i cili kishte qenë kryeministër për 28 vjet me radhë. Edhe pse shërbimet sekrete amerikane pranojnë se kanë mungesa informacioni rreth Shqipërisë, raporte sekrete si ai i gazetarit Dale van Ata sugjerojnë se Hoxha ose e ka vrarë vetë Shehun, ose e ka detyruar të kryejë vetëvrasje. Enveri nuk derdhi asnjë pikë lot për Mehmetin, ndërkohë që ky i fundit ishte ndihmësi entuziast i Hoxhës gjatë spastrimit të fundit që zgjati nga qershori 1973 deri në maj 1975. Pjesë e kësaj fushate përjashtimesh, gjithnjë sipas një raporti sekret, “ishin çereku i Byrosë Politike, gjysma e kabinetit qeveritar dhe e gjithë hierarkia e Forcave të Armatosura Shqiptare. “Hoxha hoqi ata që nuk pajtoheshin qoftë dhe në gjërat më elementare të regjimit të ashpër brenda vendit dhe politikën e izolimit”. Por kryeministri besnik, me sa duket, ra viktimë e të njëjtit virus të rrezikshëm në fund të vitit 1981. Shehu ishte një nga përkrahësit e shkëmbimeve tregtare me jashtë. Një javë përpara vdekjes, ai u takua me dy delegacione tregtare greke dhe rumune dhe me disa ambasadorë perëndimorë gjithashtu. Natën e 17 dhjetorit, u mbajt një mbledhje e gjatë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë. Raportet spekulojnë se pati një debat shumë të nxehtë mes Hoxhës dhe Shehut për punën e tregtisë. Sidoqoftë, Shehu një ditë më pas u gjend i vdekur. Ndoshta, në mënyrë domethënëse, Hoxha e pa të nevojshme të shpjegonte vdekjen e papritur të ish-bashkëpunëtorit të tij të vjetër. Në një biografi të botuar së fundmi ai jep një shpjegim që do ta kishte bërë dhe Stalinin krenar. Ai e akuzon Shehun se kishte qenë një tradhtar i paqëndrueshëm, një agjent i Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Jugosllavisë. Sipas Hoxhës, një nga këto qeveri kërkonte kokën e tij. Ajo çka u intereson analistëve amerikanë të Shqipërisë për këtë skenar qesharak është se Hoxha u nxit për të sajuar, u ndje i detyruar për të bërë çdo përpjekje tu shpjegonte njerëzve të tij kryesorë vdekjen misterioze. Ata pyesin veten nëse Hoxha po zbutet me kalimin e viteve? Nuk duket kështu. Ksenofobia e udhëheqësit shqiptar mund të jetë sa folklorike shqiptare aq edhe ideologjike komuniste. Ai u prish me Kremlinin për shkak të “tradhtisë” së idhullit të tij personal, Stalinit. Ai krijoi lidhje shumë të afërta me Kinën e Kuqe si trashëgimtare të besimit stalinist dhe më pas u prish edhe me ta kur udhëheqja e Mao Ce Dunit kërkoi të afrohej me Shtetet e Bashkuara.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2010