OKB, Malile brof në këmbë përpara Bushit: “Ju humbët”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork, 26 tetor 1971 – Të ndodheshe në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në ditën historike të votimit të rezolutës shqiptare për pranimin e Kinës, ishte një nga momentet më emocionues të të gjithë historisë së organizatës. Delegatët e Tanzanisë që mbanin veshur kostumet karakteristike të Mao Ce Dunit nisën të kërcenin. Sirianët, indianët, pakistanezët, kubanët dhe shqiptarët u ngritën nga karriget e tyre duke brohoritur të entuziazmuar me duart përpjetë. Ky reagim emocional i mbështetësve të Pekinit, mbase nuk i shkonte për shtat vendit, por fitorja e tyre e ditës së hënë në mbrëmje ishte historike dhe e legjitimonte gëzimin.
Bush i hidhëruar
Salla shpërtheu në brohoritje dhe duartrokitje, pasi shumica e delegatëve të Asamblesë prej 131 shtetesh ishin të ngazëllyer. Pjesa më e madhe e tyre mbështetën rezolutën shqiptare për përjashtimin e Tajvanit nga Asambleja dhe futjen e Kinës. Por në një moment të tillë, ambasadori i gjatë dhe i pashëm amerikan, Xhorxh Bush, u ul shumë i pezmatuar në karrigen e delegacionit amerikan. Reis Malile, zëvendësministri i Jashtëm shqiptar, mori menjëherë fjalën dhe tha në frëngjisht: “Ky vendim ishte një humbje e rëndë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Pas kësaj Bushi hoqi kufjen dhe e flaku në tavolinë. Kryetari i Asamblesë, Adam Malik nga Indonezia, ndërpreu diplomatin shqiptar, duke i thënë se komentet duhet ti ruante për ditën e nesërme. Nata e gjatë e debatit kishte marrë fund. Ishte pothuajse mesnatë. Shqiptarët e dinin se fitorja ishte shumë afër, pasi mundën lëvizjen e amerikanëve që përjashtimi i Tajvanit të kërkonte votat e dy të tretës së shumicës. Por u desh dhe një orë e gjysmë tjetër debat për të rënë dakord për procedurën e amendamenteve.
Kinezët dalin jashtë
Në momentin e votimit në sallë nuk ndodhej asnjë delegat kinez, Tajvanezët kishin dalë pak minuta përpara kinezëve. “Kombet e Bashkuara janë shndërruar në një farsë, - disa vende sillen sikur të ishte cirk”, - tha ministri i Jashtëm i Tajvanit, Chov Shu Kai teksa ftoi delegatët e tij të linin sallën e Asamblesë së Përgjithshme. Shu Kai i tha Asamblesë se vendimi që po merrte ishte një dhunim flagrant i Statutit të OKB-së dhe se delegacioni i tij kishte vendosur që të “mos merrte pjesë në zhvillimet e mëvonshme të Asamblesë së Përgjithshme”. Një deklaratë e tillë u shoqërua me duartrokitje. Jashtë sallës, kryedelegati tajvanez, me lot në sy, u ndal nga një grua me ngjyrë, afrikane e veshur me çallmën tradicionale, e cila i shtrëngoi dorën për ti dhënë mbështetje. Ajo ishte Angie Bruks-Randolf, ndihmëssekretarja e Liberisë dhe kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme në vitin 1969. Pas takimit me rreth 300 gazetarë në sallën e konferencave, Shu Kai lexoi një deklaratë lamtumire të përgatitur më parë. “Ti mohosh Republikës së Kinës (Tajvanit) të drejtën e qëndrimit të saj në Kombet e Bashkuara do të thotë të shkelësh Statutin dhe mohosh parimet fisnike, të shenjta dhe qëllimet për të cilat organizata është themeluar”, - tha diplomati nga Taipei. Duke lënë mënjanë propozimet që qeveria e tij mund të konsideronte pozicionin e saj në statusin e vëzhgueses në organizatë, Kai iu përgjigj prerazi: “Jo, ne jemi një nga themeluesit e OKB-së”. Chov shtoi se Kombet e Bashkuara tashmë nuk funksiononin më. “Nuk është më organizata që ne themeluam në vitin 1945. Sot është një cirk”. Deklarata e ministrit të Jashtëm në fund mbyllej me nota optimizmi. “Ne kemi ende miqtë tanë, - tha ai. - Do të forcojmë marrëdhëniet bilaterale. Tani, ne jemi të lirë për të bërë gjëra që më parë na ndaloheshin. Në të vërtetë, ne ndihemi të lehtësuar që e gjitha kjo mori fund”.
Reagimet e shtypit
Lajmi i futjes së Pekinit në OKB dhe i përjashtimit të Taipeit solli reagime të ndryshme nga analistët e çështjeve të jashtme. Ata e shohin një lëvizje të tillë si faktor që do të ndryshojë politikën botërore të viteve në vazhdim. “Ambasadori amerikan Xhorxh Bush e quajti këtë, një moment poshtërsie”, - tha Fil Njusom, analisti i Lajmeve të Botës në “United Press International”. “Çfarëdo të ketë qenë, ajo përbën humbjen më të madhe të Shteteve të Bashkuara në organizatën që ajo dikur e dominonte. Ndërsa Maks Frankel, i “The New York Times” e komentoi kështu: “Tani që OKB-ja në fakt ka miratuar pretendimet ligjore të Kinës mbi Tajvanin, Nikson mund të ketë fituar më shumë kohë dhe terren në punën për ribashkimin paqësor mes dy regjimeve kundërshtare të Kinës. Por presidenti ka qenë shumë i shqetësuar nga akuzat si brenda ashtu edhe jashtë vendit se atë nuk e kishte vrarë ndërgjegjja që kishte tradhtuar kauzën e një shteti të vogël dhe të varur, si Tajvani, menjëherë sapo ishin shfaqur interesat më madhore të afrimit me Pekinin”.
Ky lajm është publikuar: 14/05/2010