Tiranë, policia parandalon një krim brenda familjes
Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur parandalimin e një krimi brenda familjes.
Ngjarja ka ndodhur në Prush të Tiranës, ku autori shtetasi Fatbardh Driza 32 vjeç, ka tentuar të vrasë vëllain e tij me armë automatike, 33 vjeçarin Riza Driza, për motive pronësie.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e njërit prej vëllezërve dhe konkretisht Fatbardh Drizës të cilit iu sekuestruan edhe një automatik dhe një pistoletë.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur se gjatë operacionit të koduar "Trailer", u bë arrestimi I 35-vjeçarit Bardhok Ndoc Visha, lindur ne Puke dhe banues ne Katundi i ri Durrës, pasi akuzohet për vrasje.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tiranë më datën 13 shtator 2012 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me akuzën e "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".
Gjatë ecurisë së veprimeve hetimore është bërë e mundur dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve të tjerë të implikuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimore.
Sa më sipër në kuadër të këtij procedimi, i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 20 kg Cannabis Sattiva e presuar e cila ishte e përgatitur për shitje në tregun e Tiranës.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 31-vjeçarin Erjon Meço pasi rreth orës 00.10, në Bulevardin "Zogu i Parë", gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 10 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.