E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumojnë karamele, helmohen 25 nxënës në Vaqarr

Rreth 25 nxënës të shkollës së Lalmit në Vaqarr janë helmuar pasi kanë konsumuar karamele të skaduara.
 

Sipas informacioneve nxënësit i kanë gjetur karamelet buzë lumit në vendin e quajur “Ura e Beshirit” dhe pasi i kanë konsumuar janë ndiher keq.
 

Menjëherë ata janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
 

Mësohet se karamelet e skaduara janë hedhur gjatë natës në bregun e lumit nga një firmë e produkteve ushqimore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›