Durrës, policia ndërtimore ndërhyn në Porto Romano

Policia ndërtimore do të ndërmarrë sot një operacion për prishjen e 22 objekteve pa leje në Porto Romano në Durrës.
Mësohet se shumica e objekteve pa leje të cilët pritet të prishen sot nga policia ndërtimore janë shtëpi banimi.
Prishja e këtyre objekteve pa leje do të bëhet për të ndërtuar rrugën e re që lidh parkun energjetik me autostradën.