Lista e Aluizni: Legalizimet, emrat e 2004 përfituesve të rinj
Lista e qytetarëve që përfitojnë në 11 qarqet e vendit. ALUIZNI: Ndërtuesit informalë të paguajnë faturën financiare.
Janë 2004 qytetarë që duhet të paraqiten pranë drejtorive rajonale të ALUIZNI-t për të tërhequr faturat financiare dhe me pagesën e tyre brenda 48 orëve do të mund të përfitojnë edhe lejen e legalizimit. Agjencia e Legalizimeve bëri publike listën me emrat e atyre që duhet të kryejnë këtë procedurë në mënyrë që të çojnë deri në fund procesin e legalizimit të objektit informal që kanë vetëdeklaruar. Gazeta publikon sot listat e ALUIZNI-t me përfituesit në 11 qarqe të vendit. Kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Ardian Kollozi, bën thirrje që qytetarët të kryejnë gjithë procedurat që kërkon ligji për të përfituar kështu në një kohë rekord edhe legalizimin e objektit. Në kuadër të transparencës dhe të komunikimit me qytetarët, publikojmë sot listën e radhës të rreth 2004 vetëdeklaruesve që përfitojnë lejen e legalizimit. Edhe një herë i ftojmë të gjithë ndërtuesit informalë që të përmbushin detyrimet e tyre, duke i siguruar se e gjithë administrata e ALUIZNI-t është në eficiencë të plotë për të rritur ritmet dhe përshpejtuar procesin e legalizimit, shprehet Kollozi. Detyrimi që qytetarët duhet të plotësojnë është tërheqja e faturës financiare pranë ALUIZNI-t dhe kryerja e pagesës së saj. Pas kësaj procedure, një mandat arkëtimi dorëzohet te zyrat e Agjencisë së Legalizimeve. Pas kësaj, qytetari mund të tërheqë lejen e legalizimit pas 48 orësh në të njëjtën njësi ku edhe është lajmëruar, për dorëzimin e mandatit. Të gjithë ata që nuk do ta kryejnë në kohë pagesën sipas prononcimeve të dhëna më herët nga kreu i ALUIZNI-t Ardian Kollzoi, dosja e tyre do të kalohet në një moment të dytë. Gjithë përshpejtimi i procedurave ka ardhur me synimin e vetëm të përmbylljes brenda vitit 2013 të procesit të legalizimeve. Nga të gjitha vetëdeklarimet e bëra rezulton që të jenë rreth 270 mijë të tilla, nga të cilat 240 mijë të kualifikuara. Nga ana e ALUIZNI-t po përpunohen rreth 2-3 mijë dosje në harkun e 1-2 javëve.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).