Tiranë, prishet pallati, kishte leje për 1 kat u ndërtua 5 katësh
TIRANE- Policia bashkiake nis prishjen e një pallati, 5 katësh, në ndërtim e sipër në rrugën “Ismail Strazimiri”, pranë rrugës së Kavajës. Vetë drejtori i policisë bashkiake Florenc Hoxha ishte i pranishëm sot në mëngjes në fillimin e aksionit të prishjes së ndërtesës pa leje.
“Jemi të vendousr të zbatojmë ligjin. I bëjmë thirrje të na mirëkuptojmë të zbatojmë ligjin. Zbatimi i ligjit do jetë në rutinën e punës tonë dhe na shërben të gjithëve”.- deklaroi Florenc Hoxha në një prononcim për shtyp.
NEWS24 raporton se pronari kishet marrë leje në bashki për ndërtimin e një kati, ndërsa pallati ishte ngritur 5 katësh. Banorët e shtëpisë ngjitur me pallatin në ndërtim ishin ankuar se pallati kishte dëmtuar muret e banesave të tyre.
Ky është ndërtimi i parë pa leje që policia bashkiake ka nisur procedurat e prishjes, ndërsa bashkia është në fazën e analizimit të vendndodhjes së këtyre ndërtimeve në të gjithë Tiranën.
(s.g/BalklanWeb)