E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qëllohet me armë 22 vjeçari

Një ekzekutim i tipit mafioz ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në mes të Tiranës. Një i ri 22 vjeçarë është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të pa identifikuar. Burime nga policia bëjnë të ditur se Alfred Gjata, 22 vjeç, i cili është edhe viktima pas plagosjes ka mundur të largohet vetë drejt spitalit numër 2 në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" për të marrë ndihmën e nevojshme. Por fatkeqësisht mësohet se i riu 22 vjeçar nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe si pasoje ai ka ndërruar jetë. Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka arritur të marrë njoftimin për plagosjen e Gjatës nga burimet spitalore. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje për të zbardhur shkaqet e mëtejshme të vërteta të saj si dhe vendin në të cili ka ndodhur, pasi 22 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është drejtuar i vetëm drejt spitali. Por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë ç'ka e bënë më të vështirë punën e efektivave të policisë për zbardhjen e ngjarjes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›