E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shkojnë të blejnë, grabitin argjendarinë



TIRANË - Shkojnë të blejnë një varëse, por vjedhin argjendarinë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në një prej dyqaneve të Tiranë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, rreth orës 14:30, dy të rinj kanë shkuar në dyqanin e argjendarisë që ndodhet te Rruga e Durrësit dhe kanë kërkuar të blejnë diçka; por i kanë grabitur ato në momentin që shitësi u dha mundësinë për t’i parë nga afër. Punonjësi ka njoftuar menjëherë policinë private. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë nisur hetimet. Siç është mësuar, uniformat blu janë njoftuar nga disa roje private, të cilët i kanë ndjekur dy të rinjtë pa mundur t’i ndalojnë. Policia ka nisur tashmë hetimet për të mësuar nëse personat janë të implikuar në grabitje të tjera. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka marrë dëshminë e shitësit. Ky i fundit ka treguar se dy të rinj kishin hyrë në dyqan dhe kishin kërkuar të shikonin disa byzylykë. Pasi janë afruar në vitrinën ku ndodheshin bizhuteritë, dy të dyshuarit, me anë të mashtrimit dhe kërcënimit, kanë marrë çfarë u ka zënë dora dhe kanë dalë me të shpejtë jashtë dyqanit. Menjëherë janë larguar dhe në ndjekje të tyre janë vënë disa roje private të disa institucioneve që ndodhen në Rrugën e Durrësit. Por kapja e tyre ka qenë e pamundur, pasi ata janë futur nëpër lagje dhe kanë humbur gjurmët. Në ndjekje të tyre është vënë dhe policia, por kapja e tyre deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është bërë e mundur. Nga të dhënat e policisë dyshohet se dy të rinjtë janë autorë dhe të vjedhjes së disa bankave të ndodhura së fundi në Tiranë.

7 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›