Tiranë, shoqërohet polici, qëlloi me armë
TIRANE- Incident me një polic në gjendje të alkoolizuar pranë vendit të quajtur “Stacioni i Trenit” në kryeqytet. Burime të policisë së Tiranës i thanë News 24 se polici aktualisht efektiv i burgut të Fushë-Krujës është grindur me pasagjerët e një furgoni taksi dhe më pas ka përdorur armën duke shtënë në ajer. Të shtënat kanë alarmuar pasagjerët si dhe kalimtarët e shumtë në këtë zonë. Forca policie të komisariatit numër: 3 që mbërritën në vendgjarje kanë shoqëruar policin në komisariat. Ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tij, kurse policia po heton rreth ngjarjes.(m.a/News24/BalkanWeb)