E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut

AMSTERDAM- Gruaja që ruajti ditarin e Ana Frankut, vajzës hebraike që vdiq në një kamp përqendrimi nazist, u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare. Geis, që punoi si sekretare për të atin e Ana Frankut, ishte nga jo-hebrenjtë e paktë që e ndihmoi familjen Frank me ushqime në kohën kur qëndronin të fshehur në Amsterdam. Ana Frank vdiq në moshën 15 vjeçare nga tifoja në një kamp përqendrimi. Ditari i saj hodhi dritë mbi krimet naziste ndaj hebrenjve.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›