E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e borës, izolohen komunat në Veri

Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në zonat e thella, kryesisht në veri të vendit, ku përpos bllokimit të shumë akseve dhe izolimit të disa komunave, ka edhe mungesë energjie.
Mëngjesin e sotëm kanë qenë të bllokuara rrugët Kukës-Qafë Mali, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Kukës-Peshkopi.
Ndërkohë që komunat e bllokuara janë Kalisi, Ujmishti, Gryke Caji, Shishtaveci, Zapoti dhe Topojani.
Probleme kanë edhe banorët e komunave të Hasit, pasi si raportohet nga vendorët atje, janë izoluar Golaj e Fajza, ndërsa në Tropojë, Valbona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›